Menyrat se si Pornografia po të Shkaterron

Mucaj_Alb_pic_2
Ju po lexoni pjesën e dytë të një shkrimi nga Kristian Mucaj, mik i blog-ut. Kristian është 20 vjeç, nxënës i Jezusit nga Shqipëria. Ai studion Sociologji në Universitetin e Tiranës.

Menyrat se si Pornograpfia po të Shkaterron

Nga Kristian Mucaj 

Në postin e parë, “Pornografia – Mekati me Kthetra”,  bera nje prezantim shume te shkurter per pornografine si problem global modern, gjithashtu edhe per pikepamjen e Zotit per pornografine dhe pse ajo eshte e ndaluar.

Ne kete artikull, do te shkruaj arsyet me kryesore se perse pornografia eshte e demshme per perdoruesit e saj, ne aspektin e shendetit mendor, fizik dhe marrdhenieve shoqerore. Nese ti je i krishter, dhe vuan nga pornografia, duhet te ndalosh menjehere! Efesianeve 5:3 thote, “Po ashtu si u ka hije shenjtoreve, as kurveri, as ndonje papasterti… te mos zihet ne goje kunder jush.” Pali po i qorton besimtaret ne Efes, pasi ata ishin perzier me lloj lloj mekatesh seksuale te pista, qe listohen ne vargjet e tjera te kapitullit 5. Nuk ka pra, as edhe nje lloj justifikimi per te parit pornografi, eshte nje mekat shume i demshem dhe i turpshem, qe duhet trajtuar me kujdes sepse rikuperimi prej saj nuk eshte i thjeshte. Te heqesh dore nga pornografia, eshte nje proces ndonjehere i gjate dhe i veshtire, por per kete do me duhej te shkruaja nje shkrim tjeter.

Fizikisht.

– Demtim te trurit.

Ekspertet kane zbuluar se pornografia te shkakton ankth social, depresion, ankth ne performance, dhe crregullime obsesive mendore. Nje fiziolog i njohur i quajtur Gary Wilson, me ane te nje eksperimenti te quajtur “Eksperimenti i Madhe i Pornografise”, doli ne perfundime se pornografia ndikonte me shume efekte ne tru. Shikimi i pornografise cliron dopamin (hormoni i kontrollit te kenaqesise), dhe nese perftohet me shume se cduhet dopamine, niveli i saj natyral tejngopet, me rezultate : 1. Ndryshime fizike te trurit, qe shkakton nje mpirje e cila ben qe intimiteti i vertete, te duket jo-plotesuses.  2. Krijon Hiperaktivitet ndaj pornografise, qe do te thote se sa me shume te shihet, aq me i uritur do te jesh per te, vullneti i lire do ta humbasi fuqine, dhe gjithcka ka rendesi, eshte akoma me shume pornografi.

Shendeti mendor.

Krijimi i varesise.

Njerezit qe shikojne pornografi, ndahen ne dy kategori : 1. Ata qe e kane shprehi,  dhe 2. Ata qe e kane varesi. Nje nga dallimet e shprehise dhe varesise, eshte shpeshtesia e kryerjes se veprimit. Studimet thone se nje person i varur quhet ai qe sheh me shume se 8 here ne jave pornografi. Ata e kane quajtur pornografine “Droga e re e mijevjecarit”. Shume prej studiuesve sugjerojne me rezultat e tyre se pornografia krijon me shume varesi sesa drogerat si heroina apo kokaina, duke funksionuar njesoj si nje droge kimike, vetem se me me shume force pasi ajo infekton te menduarit dhe imponon veprime pasuese si mastrubimi apo edhe duke ndikuar ne semundje te tjera si “pedofilizmi”.

-Te transformon.

Shume njerez qe shohin pornografi, do te thonin qe ata kurre nuk do te abuzonin nje femije te mitur, por ne fakt, duke pare pornografi, ata mundesojne krijuesit e pornografise per te shkuar tej  e me tej, me krijimin dhe diversitetin e saj. Ka rreth 100.000 web-site zyrtare qe ofrojne pamje seksuale me femije te mitur. Shume prej pedofileve te arrestuar, kane listuar ne deshmite e tyre, se pornografia ka qene nje varesi e tyre qe ne vogeli, dhe me kalimin e kohes kishte evoluar ne menyra me brutale, pasi uria qe rritej cdo dite e me shume, i detyroi per ti provuar ne te vertete ato qe kishin pare. Gjithashtu, sa me shume pornografi te konsumohet nga njeriu, aq me i hapur dhe kurioz do te ndihet ai, per te pare lloje te ndryshme pornografie , (si pornografia homseksuale apo pornografia zoophilie). Statistika te ndryshme tregojne se nje perqindje e konsiderueshme e homoseksualeve, pohojne se te parit pornografi homoseksuale, ka qene faktori numer 1 ne ndikimin e kthimit te tyre ne gei, apo lezbike.

Shkaterrimi i imazhit tend per seksin.

Pornografia eshte nje genjeshter. Videot pornografike jane te ndertuara nga profesioniste filmash. Ajo eshte e krijuar per te qene nje biznes terheqes, i kompletuar, per ta kenaqur klientin. Cdo aspekt ne te eshte fallco. Nuk ka dashuri midis aktoreve. Pornografia portretizon nje imazh te gabuar per intimitetin midis ciftit. Transformon perceptimin per seksin. Marrdhenia seksuale u eshte dhene njerezve per qellime te shenjta, riprodhuese dhe kenaqsie. Ajo na u dha si nje pikture perfekte nga Zoti, por njeriu e zhgarraviti, e grisi dhe e ndoti.

-Shkaterron martesat.

Nje bashkeshort qe gjen ngushellim te imazhet jo reale te pornografise, eventualisht do te filloje te humbas cdo ndjenje per bashkeshortin tjeter. Intimiteti martesor behet pak e me pak permbushes. Me kalimin e kohes ata do te ndalojne se pelqyeri njeri tjetrin, do te ndihen te vetmuar dhe martesa e tyre do te shkaterrohet. Dr, Jill Manning, per senatin e SH.B.A , deshmoi se “56% e ceshtjeve te divorceve permbanin interese *obsesive* per web-site pornografike”. Fakti i hidhur eshte se shume prej viktimave te pornografise vendosin qe te ndajne bashkeshortin e tyre, ne vend qe te heqin dore prej pornografise.

-Shkakton degradimin e imazhit femres/mashkullit

Vlera e femrave dhe meshkujve do te vazhdoje te bjere per mendjet e njerezve qe shohin pornografi. Shikimi i saj nga meshkujt promovon degradimin e femres. Ajo shihet si nje objekt, i perdorur vetem per qellime seksuale, te cilen mund ta trajtosh si te duash vetem per te marre kenaqsine per te cilen ti lengon. Fatkeqsisht, trilogjia e famshme Best Seller e “Fifty Shades of Grey”, po ndikon cdo dite e me shume ne mendjet e lexuesve te saj. Rreth 100 milione kopje jane te shitura kudo ne bote, dhe kohet e fundit libri u cilesua ne 10-shen me te shitur te New York Times, gazetes me te famshme ne SH.B.A . Libri i E.L.James mund ta kete bere ate multi-milionere, por ajo ka ndihmuar ne vete degradimin e mendjeve te cdo  lexuese femer, pasi libri tregon anen “perverse dhe kafsherore” te seksit, duke mashtruar cdo femer lexuese, me nuanca sado-mazokiste, qe mesa duket, autorja amerikane qenka me e interesuar per ti percjelle imazhin e gabuar te seksit cdo lexuesi te saj.

Asgje nuk do te ndryshoje, nese NE vete nuk fillojme te ndryshojme qendrimin tone ndaj pornografise. Deshira ime per cdokend qe e lexon kete shkrim, eshte qe te nxitet “urrejtja” ndaj ketij problemi kaq grabitqar dhe te pameshirshem. Te sfidoj ta hapesh kete teme, pershembull ne kafe diten tjeter, me miqte e tu te mire. Mund te ndihmoni njeri tjetrin duke keshilluar per te hequr dore njehere e mire. Ju mund te ndikoni ne nje ndryshim qe mund te shpetoje nje martese ne te ardhmen.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s