Pornografia: Mekati me Kthetra

Ju po lexoni pjesën e parē të një shkrimi nga Christian Mucaj, mik në blog. Christian është 19 vjeç, nxënës i Jezusit nga Shqipëria. Ai studion Sociologji në Universitetin e Tiranës.
Ju po lexoni pjesën e parē të një shkrimi nga Kristian Mucaj, mik në blog. Kristian është 20 vjeç, nxënës i Jezusit nga Shqipëria. Ai studion Sociologji në Universitetin e Tiranës.

Pornografia: Mekati me Kthetra

Nga Kristian Mucaj

Nuk eshte hera e pare qe une kam shkruar per pornografine, dhe nuk besoj se do te jete as edhe e fundit. Arsyeja se perse vendosa qe te shkruaj perseri per te, eshte se dita dites, ky problem po perhapet goxha dhe rrenjet e saj po vendosen thelle brenda cdo individi te varur prej saj.

Te shohesh pornografi, per shoqerine tone te sotme, eshte mese normale, pasi pothuajse te gjithe kane akses ne internet ne shtepite e tyre, ne celular apo ne qendra interneti. Eshte fakt qe qendron se cdo femije ne shoqerine e sotme, i ekspozohet dashur apo pa dashur imazheve pornografike, ne internet ose ne mediat e ndryshme te perditshme. Qofte kjo qe nga reklamat, filmat moderne apo videoklipet qe permbajne materiale ose elemente seksuale. Pavaresisht nga mundesite e prinderve shqipetare per te ndaluar dhe bllokuar cdo kontakt te mundshem te materialit seksual per femijen, ka rezultuar qe femija gjithmone e ka gjetur nje menyre per tu ekspozuar ndaj pornografise, per shkak te shtrirjes se saj aq globale dhe diverse, qe nga Digitalbi ne vitet 2000′ per shume prej miqve te mij, e deri ne internetin ne shtepi, ose celularet me akses ne internet keto vitet e fundit.

Cfare eshte pornografia?

Pornografia eshte material seksual i portretizuar, me qellim primar nxitjen seksuale te individit. Prej saj, eshte ngritur nje biznes qindra miliard dollaresh, qe eshte ne rritje te madhe cdo dite e me shume. Per cdo klikim qe behet ne faqet e tyre, ata perfitojne para. Ne internet, 1 ne 8 kerkime te pergjithshme ka te beje me permbajtje erotike. Tashme, te jesh aktor pornografik, ne shume shtete eshte e cilesuar si pune e ligjshme, ku paguhet disa here me shume sesa nje polic ose mesues ne SHBA. Pra ne thelb, ti je duke bere dike te pasur,  ne shkembim te disa minutave vezhgimi te pamjeve pornografike.

Pse Zoti eshte kunder pornografise?

Ne bibel, konkretisht nuk ka asnje varg qe flet drejtepersedrejti per pornografine, per shkak se termi pornografi nuk njihej akoma, edhe pse datohet se ne ate kohe kishte forma te tjera arti te ngjashme me pornografine dhe objektivizimin e marrdhenieve seksuale. Shih me shume per fakte te qarta. (http://en.wikipedia.org/wiki/History_of_erotic_depictions)

Gjithsesi, ne mund te nxjerrim nje konkluzion te qarte qe perballen me probleme te tjera, por qe qartesisht aplikohen edhe per problemin e pornografise. Le te shohim disa vargje qe pershtaten:

  • Mateu 5:2728: “Ju keni dëgjuar se të lashtëve u qe thënë: “Mos shkel kurorën”, Por unë po ju them se kushdo që shikon një grua për ta dëshiruar, ka shkelur kurorën me të në zemrën e vet.”
  • 1 e Korintasve 6:18: “Largohuni nga kurvëria! Çdo mëkat që kryen njeriu është jashtë trupit, po ai që kurvëron mëkaton kundër trupit të vet.”

Sic shohim qe thuhet “se kushdo qe shikon nje grua per ta deshiruar, ka shkeluar kuroren me te ne zemren e vet.”  Kur shihet pornografi, lakuriqsi dhe pamje seksuale, jo vetem qe ne ndjejme epsh dhe lakmi, por epshi dhe lakmia ka shume mundesi qe te hyjne deri ne zemren dhe mendjen tone, duke na terhequr gjithmone e me shume. Ky qartesisht eshte mekat. Bibla e ndalon rreptesisht seksin midis dy personave jo te martuar ( qe kjo qendron zakonisht ne te gjitha videot pornografike). Gjithashtu bibla ndalon rreptesisht homoseksualizmin dhe lesbizmin, qe ne fakt nje perqindje e madhe e pornografise konsiston me keto lloje marrdheniesh. Po ashtu , bibla ndalon ne menyre kategorike demonstrimin e lakuriqesise se personit, pra justifikimi se lakuriqsia nuk eshte pornografi, nuk qendron, pasi perseri eshte gabim dhe te shtyn te mekatosh ne mendjen tende si te Mateu 5:28 me lart. Dikush mund te justifikohet me faktin se e quan ate “art”, por arti i lakuriqsise ndryshon me lakuriqsine e pornografise per shkak se ne art, ajo merret si bukuri, ndersa ne pornografi, lakuriqesia eshte objektivizim per qellime rritje epshi dhe lakmie.

Konkluzion.

Nese akoma nuk ke pare pornografi, qendroji akoma me larg. Nese je ekspozuar prej saj disa here, te keshilloj te mos shikosh me, dhe nese je nje shikues i rregullt i saj, te sugjeroj qe te ndalosh, per shume arsye qe do t’i listoj ne shkrimin e ardhshem. Pornografia nuk eshte asgje ne krahasim me kenaqsine e clirimit qe mund te marresh me ane te dorezimit tend ne lutje te Zoti, ne fakt asnje mekat nuk krahasohet me dashurine qe Zoti ka, per te na sheruar ne.

Askush nuk eshte perfekt, Ti nuk je i semure! Zoti eshte duke te thirrur cdo sekond qe te pastroje mendjen tende dhe trupin tend nga cdo papasterti, prandaj mos ngurro qe te marresh nje vendim per te qene i paster sot. Nese ke nevoje per ndihme, une jam i gatshem te flas me ty, te ndajme gjerat bashke, dhe te te ndihmoj te ftosh Jezusin qe te te pastroje. Kete gje mund ta bej edhe pastori yt nese je anetar i nje kishe, por duhet te dish, qe e gjitha qendron ne deshiren tende per te qene nje njeri me i mire, dhe afer Zotit. Askujt nuk i pelqen te jete i Burgosur!

Advertisements

One thought on “Pornografia: Mekati me Kthetra

  1. Pingback: Pornography – The Sin with Claws | marie_notcheva.com

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s