Përmbushja e Porosisë së Madhe në Epoken e Internetit (nga “Ilira Revistë”)

page1© Marie Notcheva

Si po ndryshojmë nën ndikimin e rrjeteve sociale?

Pavarësisht faktit se jetojmë në një shoqëri ku tashmë është e mundur të komunikojmë me dikë nga ana tjetër e botës përmes një telefonate në Skype, mesazheve ose bisedave me video, teknologjia që e bën të mundur komunikimin global, po ashtu, po e bën gjithnjë e më të rrallë ndërveprimin personal. Një studim britanik i vitit 2010 tregoi se një e katërta e të rriturve kanë më shumë shoqëri online sesa në jetën reale. 11 për qind e njerëzve zgjedhin të rrinë brenda e të flasin online, edhe kur është mundësia të dalin jashtë me miqtë. Shumë sociologë vëzhgojnë se media sociale po shkatërron aftësitë tona ndërpersonale.

Gjithashtu, mes grave të reja vihet re në rritje nevoja për të kërkuar vëmendje, përqendrimi te vetvetja dhe depresioni, kjo në përshkallëzim me përdorimin që i bëjnë medias sociale. Media sociale inkurajon vetëpromovimin, ose më mirë promovimin e një imazhi të skicuar me kujdes, imazh që dëshirojmë të shihet nga bota. Shumë gra (edhe të krishtera) bien në kurthin e promovimit online të imazhit të “vajzës së keqe”, e cila nuk përfaqëson personalitetin e tyre të vërtetë. Kjo paraqet një sfidë shtesë në bashkëbisedimet shpirtërore online: me cilin “personalitet” po komunikoj? Me imazhin që gruaja e re dëshiron t’i paraqesë botës (përmes fotove të bëra vetë me buzët e fryra dhe me fotografitë e përvuajtura në Tumblr), apo me shpirtin e uritur brenda saj, në fakt pikërisht atë që po kërkon Krishtin? 

Po a mund të përmbushet porosia e madhe… në epokën e internetit?

A donte të thoshte vërtet këtë Zoti kur i urdhëroi dishepujt “shkoni e bëni dishepuj nga të gjitha kombet”? A mund ta zvogëlojmë vërtet Personin, veprën dhe thirrjen e Jezus Krishtit për t’iu përshtatur një faqeje digjitale?

Qëllimi i ungjillëzimit online është ambicioz. Përdorimi i teknologjisë për të përhapur Ungjillin është një përpjekje e vlefshme dhe media sociale duhet të përdoret për lavdinë e Perëndisë. Mënyra më e shpejtë dhe më efektive për të komunikuar një mesazh është duke përdorur internetin për të përcjellë një mesazh në cepat më të largët të globit. Megjithatë, pikërisht kjo mendësi “mikrovale” për më të shpejtën dhe më efektiven, është edhe rrënimi i ungjillëzimit online. Ne nuk mund ta parapaketojmë ungjillin dhe të presim të kthyer të menjëhershëm në besim.

Rëndësia e marrëdhënies

Kishëmbjellësit që kanë studiuar metodat ungjillëzuese thonë se shumica e njerëzve që kanë besuar në Krishtin e kanë bërë këtë për shkak të një të krishteri që ka pasur ndikim në jetën e tyre. Në vitin 2013 kisha ime anketoi anëtarët e saj në lidhje me ardhjen e tyre në besim. Shumë njerëz cituan dëshminë vetjake të një miku/të afërmi, të dikujt që interesohej për ta e që ishte i gatshëm të investonte kohë dhe dashuri në jetën e tyre. Plani i Perëndisë është të përdorë njerëzit e Tij si ambasadorë të Tij në një botë të humbur.

Pika kyçe për një ungjillëzim efektiv online, si edhe për një dishepullim dhe këshillim të vazhdueshëm, qëndron në vendosjen e një marrëdhënieje. Marrëdhënia duhet të jetë e dyanshme: si ndërmjet “mentores” online dhe kërkueses (ose besimtares së re), ashtu edhe më tej ndërmjet besimtares së re dhe kishës së saj lokale. Vendosja e një lidhjeje me një kishë lokale me doktrinë të shëndoshë është pjesë thelbësore e shërbesës online. Pa lidhje personale, një besimtare e re ka pak gjasa të rritet, edhe nëse ka dikë nga ana tjetër e kompjuterit që u përgjigjet pyetjeve të saj në lidhje me doktrinën.

Dishepullimi dhe këshillimi biblik kibernetik: Përparësitë dhe rreziqet

Nuk ka gëzim më të madh se të shohësh një mike teksa pranon Krishtin dhe rritet në besim, veçanërisht nëse ke luajtur një rol në këtë gjë. Në fakt, besimtarët e rinj shpesh e kanë më të lehtë të flasin lirshëm me dikë online, sesa të diskutojnë për shqetësimet e tyre me një pastor. Por asnjë mentorim virtual, sado i fortë, nuk mund ta zëvendësojë udhëheqjen ballë për ballë. Një mënyrë e re për ta parë dishepullimin online është thjesht të jesh aty, si një mik/mike inkurajuese, ndërkohë që ndihmon të krishterët e rinj të lidhen me një kishë lokale. Dishepullimi online nuk mund të fillojë nga asgjëja. Edhe pse besimtaret mund të përfitojnë shumë nga kontakti me ty, ata prapë kanë nevojë për mësim personal, adhurim në bashkësi dhe miqësi (Hebrenjve 10:25).

Një misionar rus më tregoi një histori që tregon se si ndërveprimi social në internet mund të përdoret si një trampolinë për ungjillëzim efektiv. Dmitriy, 20 vjeç, i kërkoi Danielit, misionarit, të mësonte më shumë për Perëndinë dhe Biblën, gjë që Danieli e bëri, përmes Facebook-ut. Ata patën disa biseda para se Danieli të kontaktonte me një besimtar tjetër në qytetin e Dmitriy-t e t’i kërkonte atij ta takonte Dmitriy-n. Pas dy javësh, Danieli mori një mesazh nga Dmitriy që i thoshte se kishte ardhur “ditëlindja e tij e dytë” dhe e falënderonte për ndihmën me drejtimin te Krishti.

Histori të tilla janë të zakonshme në këtë epokë të komunikimit global. Megjithatë, një përbërës kyç i kësaj historie ishte ndërhyrja e Danielit që Dmitriy të takohej me një besimtar të zonës. Nevojat dhe pyetjet e Dmitriy-t patën mundësinë të merrnin përgjigje ballë për ballë. Një vështirësi në përpjekjet për të dishepulluar online është pamundësia për të përcaktuar se kur një i krishterë i vetëshpallur nuk e kupton vërtet një koncept shpirtëror. Shpesh, dikush do të thotë “po, e kuptoj” ose do të bjerë dakord pa e kuptuar vërtet. Më pas, ju mund të zbuloni se po përpiqeni të dishepulloni dikë që ende nuk është i shpëtuar. Një vështirësi tjetër është llogaridhënia, një përbërës i nevojshëm i dishepullimit. Ju nuk mund ta dini vërtet çfarë po ndodh në jetën e një mikeje interneti nëse ajo nuk ua tregon këtë; dhe ajo është e lirë ta refuzojë këshillimin tuaj ose të ndalojë së komunikuari.

Këshillimi është i ngjashëm me dishepullimin, për shkak se qëllimi i tij është t’i pajisë besimtarët të rriten në bindjen ndaj urdhërimeve të Krishtit. Por këshillimi zakonisht përballet me një problem specifik: një pjesë e madhe e trajnimit tonë është në teologjinë sistematike dhe detyra jonë është që më pas të komunikojmë të vërtetën, në mënyrë që i krishteri të mund ta zbatojë atë dhe të zgjidhë biblikisht problemet e veta (Romakëve 15:14). Shumë këshillues tani ofrojnë alternativën e ”. Edhe pse kam këshilluar shumë gra nëpër botë me anë të Skype-it dhe e-mail-it, unë besoj se ato duhen përdorur vetëm si mjeti i fundit, kur nuk ka ndonjë mundësi tjetër.

Programe interneti për biseda me zë, të tilla si Skype, mesazhet e çastit dhe e-mail-et e kanë bërë të mundshëm këshillimin për besimtarët kudo në botë. Këshilluesit biblikë janë disi të rrallë në shumicën e vendeve, ndaj është privilegj mundësia për t’i siguruar mbështetje një vëllai ose motre që jeton jashtë shtetit e që po kalon vështirësi. Kur bëhen në largësi, elementet joverbale të komunikimit (gjestet, mimika etj.) që vërejmë në bashkëbisedimet personale tashmë mungojnë. Përdorimi i një kamere ndihmon, por takimi ballë për ballë i jep mundësinë këshilluesit të kuptojë gjëra nga “gjuha” e trupit. A e kupton personi atë që po i mësoni? A bie dakord? A po thotë të vërtetën? Nëse po flisni me anë të një kompjuteri, këto gjëra janë edhe më të vështira për t’u përcaktuar!

Atëherë, si do të dëgjojnë ata?

Interneti e ka bërë të mundur ndarjen e informacionit në një shkallë të tillë që të krishterët e hershëm as do ta kishin imagjinuar. Xhin Eduard Veith Xhunior (Gene Edward Veith Jr) shkruan në “Të krishterët në një botë.com”: “Ashtu si të krishterët shkëlqyen me shtypshkronjën, ashtu duhet ta mbërthejnë edhe internetin për Mbretërinë e Perëndisë. I gjithë universi është i Tij, përfshirë botën e informacioneve të përkthyer në paketa të dhënash, të ushqyer përmes një router[1]-i të shpejtësisë së lartë e të dërguar me anë të linjave me fibra optike. Kjo teknologji e re është një mundësi për të ushtruar dallimin, për të ndërmarrë disa rreziqe e mundësisht për të ndryshuar botën.” Çelësi i përdorimit të tij me mençuri është t’ia kuptojmë kufijtë. Disa pyetje që duhen mbajtur në mendje kur diskuton ungjillin përmes një media të shkruar përfshijnë:

  • A është kërkues personi të cilit po i dëshmoni? A po bën pyetje me iniciativën e vet, apo jeni ju që e filloni diskutimin?
  • A është personi i gatshëm të përfshihet në një kishë lokale?
  • A tregojnë pyetjet, përgjigjet dhe kontributet në diskutim të mikes suaj një kuptim të vërtetë të rilindjes apo ajo thjesht “bie dakord” me çfarë thoni ju?
  • A janë të dyanshme bashkëbisedimet tuaja, apo jeni duke bërë një monolog teologjik?

Nëse dëshironi të ndikoni miqtë tuaj online për Krishtin, ka shumë mënyra për ta bërë këtë. Çdo situatë është unike dhe nuk ka një formulë të drejtë ose të gabuar për një takim të suksesshëm. Në të gjitha rastet shmangni që t’i mendoni njerëzit si “projekte” ose si thjesht besimtarë të mundshëm. Marrëdhënia ka rëndësi të pakrahasueshme. Qëndrojini besnikë mesazhit të ungjillit dhe pranoni se mund të jeni thjesht duke hedhur një farë dhe mund të mos jeni ju ajo që do të shohë kthimin në besim ose frytin në jetën e një besimtareje të re. Drejtojeni në një kishë lokale për dishepullim afatgjatë. Mbi të gjitha, jini të përgatitura për të dashur pa kushte, për të qëndruar në jetën e një mikeje online, pavarësisht se çfarë ndodh me të nga ana shpirtërore.

Advertisements

One thought on “Përmbushja e Porosisë së Madhe në Epoken e Internetit (nga “Ilira Revistë”)

  1. Pingback: Fulfilling the Great Commission… in the Internet Age | marie_notcheva.com

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s